Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Rusinë se Uashingtoni i njeh “të gjitha taktikat dhe teknikat” që Moska mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohet në bisedime diplomatike me shpresën për të zbutur tensionet në Evropën Lindore.