Top News – Nëntori më i nxehtë/ Australi, temperatura rekord deri 40 gradë
29/11/2020 13:30

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit në histori me temperaturën gjatë ditës prej 40 gradësh celcius, të dielën. Qyteti australian regjistroi një temperaturë minimale gjatë natës prej 25.4 gradësh celcius. I nxehti ka bërë që shërbimi i zjarrfikësve i Nju Sauth Uellsit të lëshojë një urdhër për ndalimin total të zjarreve në pjesën më të madhe të shtetit. Zjarrfikësit po përballen me dhjetëra zjarre të egra në shtet. Temperaturat gjatë fundjavës po ashtu janë rritur edhe në pjesë të tjera të vendit. Mes tyre janë Australia jugore dhe viktoria. Temperatura në mbrëmje në aeroportin e Sidneit ka rënë tani në 25 gradë celcius, raportojnë mediat lokale por moti i nxehtë pritet të rikthehet nga e marta, pavarësisht se fillimi zyrtar i verës do edhe disa ditë të tjera të mbërrijë. “Nëntori ka qenë i pazakontë, në shumë mënyra. Ne kemi parë vetëm gjysmën e reshjeve normale të shiut dhe është e mundur që ky të jetë një nga nëntoret më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në histori”, thotë Endriu Uatkins, nga byroja e meteorologjisë. Temperatura rekord në Sidnei u regjistrua në Observatory Hill, në lagjen qendrore të biznesit. Rekordi i mëparshëm atje i takonte 1967. Zyrtarët i kanë këshilluar ndërkohë njerëzve të ruajnë distancën sociale në mënyrë që të pengojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit në një kohë kur plazhet po mbipopullohen.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20