Top News – Nëntë jetët e Vladimir Putinit / Si i ka shpëtuar presidenti rus atentateve të shumta
16/05/2023 11:29

Që nga viti 1999, kur edhe hyri në Kremlin si lider i rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka patur përballë armiq por edhe figura misterioze që kanë kërcënuar jetën e tij. Sulmi me dron, pak javë më parë, mbi kremlin, u paraqit nga ky i fundit si një atentat ndaj jetës së Putinit. I cili sidoqoftë nuk ndodhej aty. Ukraina mohoi cdo përgjegjësi ndërsa rusia shkoi aq larg sa drejtoi gishtin edhe nga SHBA. Tani, edhe pse kanë kaluar ditë të tëra nuk është mësuar asgjë më shumë mbi atë që ndodhi. Por, ajo që mediat e huaja nënvizojnë, është fakti se Putin, mbi të cilin rëndon edhe një mandat arresti i gjykatës penale ndërkombëtare, është përballur me disa tentative për vrasje, që kur ai mori pushtetin. Britanikja Express ka bërë një përmbledhje të momenteve që mund të kishin ndryshuar historinë. Tentativa e parë për vrasjen e putinit, daton në vitin 2002, kur ai bëri një vizitë në azerbajxhan. Një grup irakianësh atje, po komplotonin për të vrarë putinin. Dy persona u arrestuan pasi plani për të përdorur një mjet shpërthyes për të vrarë presidentin rus u zbulua. Identiteti i tyre nuk u zbulua kurrë ndonëse kishte dyshime për lidhjen me grupe në afganistan apo ceceni. Përpjekja e dytë erdhi vetëm një muaj më vonë. Në nëntor 2002, një person iu afrua rojave të sigurisë në kremlin. Ai iu tha: "Unë quhem Ivan Zaitsev. Unë jam presidenti i Rusisë. Tani më çoni te Vladimir Putin!" Ai u dërgua në spital për gjendjen e tij mendore dhe më vonë doli. Por, njeriu misterioz thuhet se ka pasur gisht në një atentat që u zbulua më pas. Putini po udhëtonte në një autostradë të Moskës. Përgjatë rrugës, u gjetën 40 kg eksploziv. Ekipi i shpërthimit mbërriti dhe zbërtheu pajisjet. Putin ia doli edhe këtë herë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55