Top News- Nënshkruhet pakti i paqes për Gazën/ Trump hedh firmën: 3000 vite për të ardhur këtu
13/10/2025 22:15

Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme që u zhvillua në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën. Ai u shpreh se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje. “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin. Presidenti amerikan shprehu besimin se marrëveshja do të jetë efikase. “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin ndërsa hodhën firmën edhe presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Pakti i nënshkruar synonë të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon. Trump tregoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo e Gazës. Ai rrëzoi gjithashtu parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme duke nënvizuar se falë kësaj marrëveshjeje lufta nuk do të ndodhë. Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar .Më pas Trump u largua drejt aeroportit ku u nis për në Uashington.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00