Mbi 60 mijë kanadezë kanë nënshkruar një peticion që kërkon shkarkimin dhe dëbimin e ambasadorit amerikan, Pete Hoekstra, duke e akuzuar për ndërhyrje në politikën e brendshme të Kanadasë dhe për normalizimin e kërcënimeve të Donald Trump për ta kthyer vendin në “shtetin e 51-të” të SHBA-së. Peticioni kërkon gjithashtu që një komision parlamentar të hetojë ndërhyrjen diplomatike amerikane në çështjet e brendshme kanadeze. Në fokus janë edhe takimet në Uashington mes zyrtarëve amerikanë dhe disa banorëve të Albertës që mbështesin ndarjen e provincës nga Kanadaja.