Beteja ligjore mes pronarëve të dy firmave ndërtuese të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ka percipituar në tensione me nënkontraktorët. Punonjësit e kompanisë ‘Mabco Construction’ të Behgjet Pacollit dhe të nënkontraktorëve, kanë gjetur derën e bllokuar dhe nuk janë lejuar të vijojnë punën. Përfaqësuesi i Mabcos, Ismet Pacolli sqaron se një ditë më parë punonjësit janë njoftuar të mos paraqiten më në punë. Megjithatë duke mos pasur komunikim zyrtar, punonjësit janë prezantuar në punë por nuk janë lejuar të hyjnë brenda ambienteve të aeroportit.