Gjykata e Posaçme dënoi me 17 vite heqje lirie Festim Lelaj, nënkomisari i Policisë së Fierit, i cili u kap nga përgjimet e operacionit masiv të koduar “Shpirti”. Emri i ish nënkomisarit të policisë, Festim Lelaj lidhet me grupe të strukturuara të trafikimit të lëndëve narkotike. SPAK ka dënuar Lelajn për trafikimin e 350 kg drogë drejt Italisë në vitin 2014 dhe më pas 2.8 ton drejt Portit të Ankonës në 2017.