Dy mjekë të Maternitetit të Elbasanit janë proceduar penalisht për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, çka ka sjellë edhe humbjen e jetës të një 34-vjeçareje të identifikuar si Eva Çullhaj. 34-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe banonte në qytetin e Elbasanit në një shtëpi me qira vetëm me fëmijët e saj pasi bashkëshorti vuante dënimin me burgim në shtetin grek.