Lufta në Ukrainë duket se ka nxitur tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë në disa fronte. Luftimet duket se kanë sjellë edhe shtimin e prainisë ushtarake në Mesdhe, ku NATO ka aktualisht tre aeroplanmbajtëse me avionë, helikopterë bashkë me anijet e tyre shoqëruese. Rusia ka rritur prezencën në zonë duke futur disa anije dhe të paktën një nëndetëse. Në Mesdhe tani ndodhet aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman”.