Deputetja demokrate, Jorida Tabaku propozon që angazhimi i nënave të cilat kujdesen për fëmijët me çregullime të spektrit autik dhe sindromën Down të njihet nga shteti si punë e papaguar. Këtë propozim e ka konkretizuar edhe me një nismë ligjore që tashmë është depozituar në Kuvend.