Trupat e pajetë të pesë personave, një gruaje dhe katër fëmijëve të saj, janë gjetur mbrëmjen e krishtlindjes në një apartament në Meaux, në veri të Francës. Hetuesit kanë nisur një hetim për vrasje me dashje, sic ka konfirmuar prokurori Zhan Baptist Bladier. Bashkëshorti dhe babai I viktimave është arrestuar në Sevran, në shtëpinë e të atit të tij, pasi ishte arratisur. Hetimet po kryhen nga policia gjyqësore e Versajës. Viktimat janë të gjitha me oprigjinë haitiane.