Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Bëhet me dije se brenda ambienteve të qendrës shëndetësore është futur ujë, duke e bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës dhe në të gjithë vendin.