Shefi i inteligjencës së brendshme të Izraelit, Ronen Bar u shkroi ministrave duke paralajmëruar se ekstremistët hebrenj në Bregun Perëndimor po kryenin akte "terrori" kundër palestinezëve dhe po i shkaktonin "dëme të papërshkrueshme" vendit. Që nga fillimi i luftës në Gaza ka pasur një përshpejtim të rritjes së vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Ekstremistët në qeverinë e Izraelit mburren se këto ndryshime do të pengojnë krijimin e një shteti të pavarur palestinez.