Ky është viti I dytë radhazi për myslymanët në mbarë botën që festojnë Kurban Bajramit në kthetrat e pandemisë dhe frikës për përhapjen e variantit delta të koronavirusit. Zakonisht Kurban Bajrami, festohet me tubime madhështore dhe lutje komunale, gjë e cila nuk ndodhi. Në qytetin e shenjtë të Mekës vetëm 60 000 besimtarë myslimanë të vaksinuar kanë mundur të shkojnë për peligrinazh, ndërsa dy vite më parë shifrat kapërcenin 2.5 milion.