Top News – Nën kërcënimin e ‘pandemisë digjitale’ / Njerëzimi i rrezikuar, raport i OKB-së
08/05/2026 13:29

Nëse papritur do të dëmtoheshin kolonat bazë të botës digjitale, kjo do të kishte pasoja shkatërrimtare për shumicën e njerëzve. Sipas paralajmërimeve të Organizatës së OKB‑së për Telekomunikacion, ITU, dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë, vendet nuk janë të përgatitura për skenarë të tillë si dështimi masiv i satelitëve, ndërprerjet e energjisë elektrike apo këputja e kabllove nënujore. "Rreziqet kritike digjitale janë reale, të dokumentuara, sistemike por ato nënvlerësohen në masë të madhe”, thekson një raport. "Çfarë do të ndodhte nëse nesër telefonat celularë dhe interneti nuk do të funksiononin më, pagesat do të dështonin, spitalet do të humbnin të dhënat e pacientëve dhe paralajmërimet emergjente nuk do të mbërrinin kurrë?”, pyesin autorët e raportit. "E gjithë kjo tingëllon si fantashkencë, por mund të bëhet realitet”, vijon ai. Raporti flet për një "pandemi digjitale” dhe paraqet tre skenarë frikësues. I pari është një stuhi diellore si ajo e vitit 1859. Atëherë u prekën telegrafistët, pajisjet nxorrën shkëndija dhe zyrat u përfshinë nga zjarri. Në ditët e sotme do të prekej sistemi i navigimit, transaksionet financiare, rrjeti elektrik etj. Një i ftohtë ekstrem si në vitin 2003 në evropë, është skenari i dytë. Një kërkesë më e madhe për ftohje kufizon funksionimin e centraleve bërthamore. Një trafik më i ulët i anijeve për shkak të niveleve të ulëta të ujit mund të pengojë gjithashtu furnizimin me naftë dizel për gjeneratorët e energjisë rezervë. Do të prekeshin shumë qendrat e të dhënave që konsumojnë shumë energji, terminalet e pagesave nuk do të funksiononin dhe dyqanet do të mbylleshin. Edhe një shpërthim i madh vullkanik, si ai i Hunga Tonga, në vitin 2022, nën det, mund të shkaktojë dëme masive. Dhe ky është skenari i tretë. Shpërthimi do të mund të dëmtonte kabllo të rëndësishme nënujore, që do të conte në ndërprerje interneti me pasoja të rënda. E në këto kushte, zyrat e Kombeve të Bashkuara apelojnë për kapacitete analoge rezervë, që do të ndihmonin në përballimin dhe kapërcimin e ndërprerjeve digjitale.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47