Katër administrtatorë plazhesh janë vënë nën hetim nga policia e Himarës pasi akuzohen se kanë zaptuar hapësirat publike në Gjipe. Në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.