Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një përditësim mbi negociatat me Iranin, duke deklaruar se Teherani po përgatit një ofertë, por pa specifikuar përmbajtjen e saj. Në një prononcim për Reuters, ai u shpreh se do ta shqyrtonte ofertën, ndërsa theksoi se negociatat po zhvillohen me njerëz që janë përgjegjës mbi situatën në Iran.