4 Maji është data e mbajtjes së Konferencës së Kryetarëve për bisedimet për zgjedhjen e Presidentit që sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, do të ketë raundin e parë të votimit në Kuvend në datën 10 maj. Në një prononcim për mediet, Taulant Balla, u shpreh se shtyrja e konferencës së kryetarëve është bërë me kërkesë të opozitës.