Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ të qeverisë për shpronësimin me shpejtësi të pronarëve të tokave, ku do të ndërtohet spitali i ri i Fierit. Nisma autorizon Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin të negociojë me pronarët për çështjen e pronës ku do ndërtohet spitali modern.