Top News – Neandertali 100 mijë vjeçar/ Itali, zbulim i rëndësishëm në shpellën prehistorike
09/05/2021 11:33

Arkeologët në itali kanë zbuluar eshtrat e nëntë neandertalëve që mund të ishin shqyer nga Hijenat, në një guvë prehistorike në jug lindje të Romës. Kockat e fosilizuara, që përfshijnë edhe fragmente kafkash dhe eshtra të thyer gjymtyrësh, u gjetën në shpellën Guattari, në qytetin bregdetar san felice circeo. Neandertalët, një kushëri i afërt, i lashtë, i homos sapiens, besohet se janë zhdukur rreth 40 mijë vite më parë. Sidoqoftë, gjurmë të vogla të ADN-së së tyre vazhdojnë të ekzistojnë ende tek njerëzit modernë. Tetë nga skeletet e gjetura datojnë nga 50-68 mijë vite më parë, ndërsa më i hershmi mund të jetë 90 ose 100 mijë vjecar – tha ministria italiane e kulturës. Arkeologët që zbuluan eshtrat në shpellën Guattari, rreth 90 km në jug lindje të romës, thonë se ato i përkisnin shtatë meshkujve të rritur, një gruaje dhe një fëmije. Ministri italian i kulturës, Dario Franceschini, e cilësoi zbulimin si të jashtëzakonshëm dhe tha se e gjithë bota do të flasë për të. “Këto zbulime do të na ndihmojnë të pasurojmë studimet tona për neandertalët”, tha ai. Një numër i vogël kockash u gjetën rastësisht në shpellën Guattari në 1939, duke e bërë atë një nga vendet më të rëndësishme në botë për historinë e njeriut të neandertalit. Shpella ishte mbyllur nga një tërmet në lashtësi, ose një rrëshqitje dheu, duke mundësuar ruajtjen e gjithckaje që ajo mbante.

Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11