Dy shqiptarë u zbuluan nga Policia italiane, si trafikantë të kokainës. Por, skema sesi u zbuluan ata është tejet e veçantë, pasi policia pas përgjimeve telefonike arriti të identifikojë kodet e përdorimit të tyre. Një birrë ishte e barabartë me një dozë kokainë. Në përgjimet ata flasin me emra personash që donin të pinin një birrë.