Instituti gjerman për epidemiologjinë dhe virologjinë, Robert Koch, vlerëson se vendi ka hyrë tani në valën e katërt të pandemisë ndërkohë që numri i infektimeve ditore vjen në rritje. Këtë herë, sipas ekspertëve, më të prekura janë moshat e reja. "Deri në mesin e muajit gusht, mostrat pozitive të testeve PCR u rritën nga 4% në 6%, brenda një jave” njoftoi Instituti.