Shqipëria pritet të mbajë konferencën e ardhshme ndërqeveritare më 14 korrik. Një zyrtar i Këshillit Europian shpjegoi për Top Neës se aktualisht në tryezën e punës së grupit COELA janë tre kapituj të negociatave me Shqipërinë. Konkretisht kapitulli 25 që ka të bëjë me shkencën dhe kërkimin, kapitulli 26 i edukimit dhe kapitulli 30 i marrëdhënieve me jashtë. Burime në Bruksel i thanë Top Neës se nëse arrihet marrëveshja në grupin e punës Coela, më pas dosja i kalon nivelit tjetër vendimmarrës, grupit të ambasadorëve, të njohur si COREPER.