Dy shtetasit egjiptianë, njëri drejtues i autobetonieres dhe tjetri pasagjer, të cilët humbën jetën në aksidentin e së mërkurës në rrethrotullimin e Saukut, në autostradën Tiranë-Elbasan, nuk ishin pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi të Aftësisë Profesionale për profilin “Automakinist”.