Top News – Në stacionin e ri hapësinor/ Kina dërgon tre astronautët e parë
17/06/2021 12:16

Tre astronautë kinezë janë nisur më 17 qershor në stacionin e ri hapësinor të Kinës. Astronautët, dy prej të cilëve veteranë, janë nisur në stacionin hapësinor Tiangong, i cili është lëshuar në muajin prill. Ata pritet të qëndrojnë aty për tre muaj për të kryer eksperimente, për të testuar pajisjet dhe për t’u përgatitur që të pranojnë dy module tjera të stacionit vitin e ardhshëm. Anija kozmike është nisur nga qendra Jiuquan në veriperëndim të Kinës. Ky njëherësh shënon misionin e parë hapësinor të Kinës me ekip, dhe më të gjatin ndonjëherë. Nie Haisheng, 56-vjeçar, është astonauti më i vjetër i këtij misioni. Ai ka thënë se bashkë me kolegët e tij do të duhet të organizojnë “shtëpinë” në modulin Tianhe, që është pak më i madh se një autobus. “Detyra është shumë e madhe dhe ka shumë sfida. Kolegët e mi dhe unë do të bashkëpunojmë dhe do të punojmë me kujdes për të tejkaluar të gjitha vështirësitë”, u ka thënë Nie gazetarëve pak para nisjes. Ky lansim përbën krenari për Kinën, teksa Pekini përgatitet për të shënuar 100-vjetorin e udhëheqësisë së Partisë Komuniste më 1 korrik. Kina nuk është pjesëmarrëse e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, një bashkëpunim në mes të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Rusisë, Japonisë dhe agjencive të shteteve tjera. Ky Stacion është lansuar më 1998, dhe pritet të mbyllet në pak vjet. Rusia ka thënë më herët gjatë këtij muaji do të heqë dorë nga projekti më 2025.

Top News- Ushtria amerikane në pritje të urdhrit të Trump, sfidon Meksika, ia thotë: “JO”
08/08 23:01
Top News- Trump shpall luftë, nxjerr ushtrinë për të shfarrosur kartelet e drogës
08/08 23:00
Top News- Një viktimë nga zjarret në Greqi/ Zjarrfikëset luftë me flakët, alarm në disa zona
08/08 22:58
Top Channel/ Izraeli i vendosur: Do mposhtim Hamasin. Iku koha kur hebrenjtë s’mbroheshin
08/08 22:57
Top Channel/ Takimi Trump-Putin, a do ftohet dhe Zelenskyy?
08/08 22:41
Top Channel/ Gjendet i pajetë në banesën e djegur nga zjarret masive në Greqi
08/08 22:08
Top Channel/ Brokoli i kontaminuar i merr jetën italianit. Disa të helmuar në spital
08/08 22:07
Top Channel/ Trump-Putin, takim në Romë të hënën? Presidenti i SHBA telefonon Melonin
08/08 19:51
Top Channel/ Takimi Trump-Putin mbahet në Romë? Foxnews: Me gjasë, që të hënën!
08/08 14:58
Top News – Gjermania zemërohet me Izraelin / Ndalon eksportet ushtarake që mund të përdoren në Gaza
08/08 14:58
Top News – Lufta në Ukrainë pranë ‘ngrirjes’ / Ekspertët paralajmërojnë: Putin po tallet me Trumpin
08/08 14:48
Top News – Trump i ulëriti Netanyahut në telefon / Kryeministri izraelit i tha se nuk ka uri në Gaza
08/08 14:33
Top Channel/ Plani për Gazën, Gjermania ndalon eksportin e armëvë drejt Izraelit!
08/08 14:31
Top News – Putin ka plane përtej Ukrainës…Përpjekjet për të pushtuar vendin do zgjasin me dekada
08/08 14:25
Top Channel/ Temperaturat e larta “armik” në Francë, rrezikohet riaktivizimi i zjarreve
08/08 14:12
Top News – Garanci për vizat turistike e të biznesit/ DASH nuk prek Shqipërinë, testohet me 2 vende
08/08 13:14
Top News – Marrëveshje paqeje në zyrën e Trump/ Armenia e Azerbajxhani firmosin në Shtëpinë e Bardhë
08/08 13:13
Top News – Avioni rrëzohet mbi shtëpitë / Viktima në bord dhe në tokë, shpërthen në fluturim
08/08 12:51
Top News – Franca përvëlohet, valë e re të nxehti / Zjarrfikësit në alarm, zjarret mund të rindizen
08/08 12:49
Top News – Bli pronën e prit të vd*së pronari! Tregu imobilar në Paris ‘zgjidh’ problemin e çmimeve
08/08 12:47