Top News -‘Në Shqipëri, betejë kundër Trump.’ Rama: Histeria digjitale po prish imazhin e Shqipërisë
09/07/2026 11:23

Revolucioni i Flamingove e ka shndërruar Shqipërinë në një arenë të vogël ku anti-Trumpistët globalë përplasen me presidentin amerikan. Kështu deklaron kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Corriere della Serra. Rama: "Emri Trump nuk është thjesht emri i një investitori në këtë histori: është burimi më i madh në botë i zemërimit dixhital. Kudo që shfaqet Trump, ushtritë politike, mediatike dhe dixhitale pro dhe kundër tij aktivizohen automatikisht. Për shkak të këtij projekti, Shqipëria është bërë papritmas një arenë e vogël ku anti-Trumpistët globalë përplasen me Trumpin, ndërsa debati i vërtetë shqiptar mbi mjedisin, zhvillimin dhe ligjin shpesh mbytet nga kjo zhurmë e importuar. Kjo nuk zhvlerëson asnjë qytetar të sinqertë që proteston. Por unë kam detyrë të bëj dallimin midis qytetarit që kujdeset për natyrën dhe fabrikave të histerisë që kërkojnë ta përdorin Shqipërinë si skenë për betejat e tyre." I pyetur nëse protesta dyzet ditore poshtë zyrës së tij, do e shtynte shefin e ekzekutivit drejt dorëheqjes, Rama u shpreh se demokracia nuk funksionon me ultimatume. Rama: " Shqetësimi im është imazhi i rremë i krijuar nga histeria dixhitale: sikur Shqipëria të ishte në kaos, sikur të mos kishte institucione. Kjo nuk është e vërtetë. Reagimi popullor duhet të dëgjohet. Por shteti nuk mund të qeveriset nga telekomanda e rrjeteve sociale. Nëse çdo proces ndalet sapo të lindë një stuhi dixhitale, atëherë nuk kemi më ligj, nuk kemi më ekonomi, nuk kemi më institucione. Kemi vetëm frikë. Dhe frika nuk është politikë publike. Në një demokraci, dorëheqjet nuk vendosen nga megafonët, por nga institucionet dhe qytetarët përmes votimit. Unë kam një mandat të qartë. Kushdo që mendon se duhet të largohem ka të drejtë të organizohet, të garojë dhe të fitojë zgjedhje. Kjo është demokraci. Ultimatumi nuk është demokraci.”

Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14