Vinçens Piroli, 34-vjeçari që mbeti i plagosur në Shkodër mbrëmjen e së hënës ka dhënë dëshminë e tij përballë grupit hetimor. Teksa ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, Piroli ka rrëfyer se pas plagosjes zgjodhi të shkonte në spitalin e Lezhës pasi kishte më shumë siguri. Burime për TopNeës thanë se Vinçens Piroli pritet të arrestohet pasi është në kërkim ndërkombëtar. I riu po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.