Të shtëna armësh dëgjohen mes ndërtesave të braktisura të Pripyatit në zonën e ndaluar në Cernobil, ndërsa trupat e rojës kombëtare ukrainase stërviten në luftime urbane. Trahnimi që po kryhet në një nga vendet më radioaktive mbi planet, vjen ndërkohë që frika për një pushtim të mundshëm rus mbetet e madhe. Moska ka mbledhur 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës, përfshirë edhe personelin ushtarak të dërguar në Bjellorusi, vend ky që ndodhet vetëm 10 km në veri të Cernobilit, e ku po kryen stërvitje të përbashkëta.