Të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave priten të publikohen jo më parë se muaji qershor. Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli në një konferencë për mediat dha detajet e fazave dhe proceseve për publikimin e të dhënave të mbledhura në terren. Sa i takon pretendimeve të opozitës se publikimi i të dhënave është i vonuar, Dhuli sqaroi se INSTAT është brenda afateve të praktikës europiane.