“Ne protestojmë kundër censurës, pasi kurrë një kryeministër nuk ka të drejtë të privojë qytetarët e vet nga një mjet komunikimi.” Akt brutal dhe censurë e konsideron kryedemokrati Sali Berisha mbylljen e aplikacionit TikTok, duke ftuar qytetarët në protestë më 15 mars kundër mbylljes të rrjetit social të kompanisë kineze.