Top News – Në pritje të tymit të bardhë…Shuarja e Françeskut, hapat për të zgjedhur Papën e ri
21/04/2025 13:54

Me vdekjen e Papa Françeskut, Kisha Katolike do të fillojë ritualet me rrënjët e thella në traditë, që shënojnë fundin e një papati dhe çojnë në fillimin e tjetrit. Ato udhëhiqen nga një kushtetutë e njohur si Universi Dominiçi Grexhis të miratuar nga Papa Gjon Pali II në 1996 dhe rishikuar nga Papa Benedikti XVI në 2007 dhe 2013. Një kardinal i njohur si çamberlan, aktualisht kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell, do drejtojë punët e Kishës Katolike Romake prej gati 1.4 miliardë anëtarësh gjatë periudhës së njohur si "sede vacante" (karrige bosh). Camberlani sigurohet që unaza e papës dhe vula e tij e plumbit të thyhen për të mos u përdorur nga askush tjetër. Nuk bëhet autopsi. Çamberlani mbyll dhe vulos rezidencën e Papës. Në të kaluarën, kjo ishte në apartamente në Pallatin Apostolik, por Françesku jetonte në një suitë të vogël në një bujtinë të Vatikanit të njohur si Santa Marta. Camberlani dhe kardinalët e tjerë nuk mund të marrin ndërkohë vendime të mëdha që prekin Kishën ose të ndryshojnë mësimet e saj. Krerët e shumicës së departamenteve të Vatikanit japin dorëheqjen derisa Papa i ri t'i konfirmojë ose zëvendësojë. Ritet e zisë zgjasin nëntë ditë, me datën e varrimit të vendosur nga kardinalët. Universi Dominici Grexhis thotë se ato duhet të fillojnë midis ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes së tij. Papa Françesku, i cili shmangu shumë nga madhështia dhe privilegji i drejtimit të Kishës Katolike globale, modifikoi dhe thjeshtoi ritet e funeralit papal në vitin 2024. Mesha e varrimit pritet të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit, por ndryshe nga shumë paraardhës, Françesku kërkoi që të varrosej në Bazilikën Santa Maria Maxhore të Romës për të qenë pranë ikonës së tij të preferuar të Madonës. Françesku kërkoi gjithashtu që të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri, ndryshe nga paraardhësit që u varrosën në arkivole prej selvie, plumbi dhe lisi. Ai kërkoi që trupi i tij të mos ekspozohej mbi një platformë të ngritur, ose katafalkë, në Bazilikën e Shën Pjetrit për ta parë vizitorët në Romë, si papët e mëparshëm.

Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18