Rihanna njoftoi ardhjen e fëmijës së saj të dytë duke zbuluar shtatzëninë e saj në muajin shkurt. Pas këtij lajmi ylli i popit ka vendosur të zgjerojë folenë e saj të dashurisë, duke lëvizur shtëpinë pa u spostuar shumë. Dhe në fakt ajo ka mbetur në të njëjtën zonë The Century në Los Angeles, duke kaluar nga një apartament 350 m2 në një apartament në katin e fundit prej 800 m2 për të cilin pagoi 21 milionë dollarë.