Pas dyshimeve se një kamion po lëvizte në mënyrë jo të rregullt në portin e Valencias, policia spanjolle ka arritur të zbulojë një ngarkesë të madhe kokaine. Mediat e huaja raportojnë se brenda mjetit ku ndodhej kokaina ishte shoferi dhe dy persona të tjerë, të cilët ishin të fshehur pas sediljeve të kabinës.