Administratori i një farmacie në Tiranë dhe farmacistja u arrestuan në mëngjesin e kësaj të premteje pas një aksioni të agjentëve të krimit ekonomiko-financiar. Në kuadër të aksionit të koduar “Medicaments” në pranga u vunë administratori i farmacisë Ermir Haxhiaj dhe farmacistja Geriana Bendaj, të akuzuar për tregtimin e medikamenteve kontrabandë dhe pa autorizimin përkatës.