Top News – Në pranga nipi i Gulenit/ Agjentët turq e arrestojnë dhe riatdhesojnë
31/05/2021 18:10

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë kanë ndërmarrë një aksion në të cilin kanë arrestuar dhe riatdhesuar nipin e Fethullah Gulen, kundërshtarit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ankaraja e akuzon, Fethullah Gulen, predikuesin mysliman, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet më 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Duke cituar burime brenda organeve të sigurisë, Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, njoftoi se Selahaddin Gulen u soll në Turqi nga agjentët e inteligjencës turke. Nuk është bërë e ditur se në cilin vend është arrestuar ai. Agjencia publikoi një fotografi të të dyshuarit me pranga në duar. Anash tij ishin vendosur dy flamuj të Turqisë. Raportet nuk ofruan informacione nëse operacioni i agjentëve të inteligjencës ishte bërë në marrëveshje me vendin ku është arrestuar nipi i Gulenit. Selahaddin Gulen akuzohet se i përket "organizatës terroriste FETO", përshkrimi i përdorur nga Ankaraja për lëvizjen e Fethullah Gulen. Ky i fundit, që jeton në Pensilvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor të bamirësive dhe kompanive dhe mohon çdo lidhje me përpjekjen për grusht shteti më 2016. Erdogan dhe Gulen dikur kanë qenë aleatë. Ndërsa sot, Erdogan thotë se Gulen është udhëheqës i një grupi "terrorist" i cili synon të rrëzojë qeverinë turke. Që prej grushtit të shtetit të dështuar më 2016, Turqia ka "riatdhesuar" dhjetëra njerëz të akuzuar se i përkisnin rrjetit të Gulen, veçanërisht në Ballkan dhe Afrikë. Rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, nga agjentët turq, më 2018 nxiti një krizë politike në vendin e Ballkanit, duke çuar në shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës. Në Turqi, që nga viti 2016, më shumë se 140,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjyqtarët gjithashtu janë shkarkuar ose pezulluar për lidhje të dyshuara me Gulenin.

Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqjen. Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 15:35
Top Channel/ Rama përgjigje shoqatave: Dialog pa asnjë kusht, por dënoni dhunën
19/10 15:34
Top Channel/ 302 të lënduar nga protestat. Në spital vijojnë trajtimin policë dhe protestues
19/10 15:25
Top Channel/ Pak minuta pushim për protestuesit, ulen në Parkun Rinia
19/10 15:08
Top Channel/ Vrau dy vëllezërit me armën dhe plagosi rëndë të tretin, pamje nga vendngjarja
19/10 14:54
Top Channel/ Koshat e djegur në mes të rrugës, policia “ndjek” nga pas protestuesit
19/10 14:41
Top Channel/ Xhama të thyer dhe kaos pas sulmit nga protestuesit në Apel, policia në gatishmëri
19/10 14:31
Top Channel/ Vrasja në Kamzë, ky është autori që vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin
19/10 14:08
Top Channel/ Vrasja e dy vëllezërve në Kamzë, pamje nga vendi i ngjarjes, policia dhe forcat…
19/10 14:00
Top News – Protestë qytetare në Korçë, të rinjtë marshojnë pa tensione
19/10 13:44
Top News – Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë rrugëve të qytetit
19/10 13:43
Top News – Bilanci i protestës. 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 në spital
19/10 13:31
Top Channel/ Studentja policëve: Duhet të ndryshoni ka ardhur fundi, pastruese do punoj dhe…
19/10 13:22
Top News – Kthehet makthi i përmbytjeve / Vendi nën ujë, të paktën dy viktima në Spanjë
19/10 13:20
Top News – Alarm bombe në institucione. Policia – Kërcënimi u dërgua nga Arabia Saudite
19/10 13:14
Top News – 75 vjeçari mbështet të rinjtë në Korçë: Rama duhet të ikë
19/10 13:03
Top News – I moshuari në Elbasan: Policët janë sjellë keq, por bij nënash janë edhe ata
19/10 13:02
Top News – Mesazhi nga i moshuari në Elbasan: Protestoni, por mos shkatërroni pronën private
19/10 13:01
Top Channel/ Çfarë po ndodh te SPAK? Efektivët kontrollojnë ambientet e jashtme me qen…
19/10 13:00
Top Channel/ Qytetarët mbështesin protestën: Eshtë e tmerrshme kjo që po ndodh, këta fëmijë…
19/10 12:52