Dy oficerë të policisë rrugore kanë rënë në pranga pasi kanë kërkuar rryshfet e favore seksuale nga një qytetare për t’I liruar makinë që ishte bllokuar. Sipas njoftimit zyrtar Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.