Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me armë zjarri dhe me një sasi të konsiderueshme kokaine. I arrestuari është Edison Takaci, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë patrullimit në lagjen “Ali Demi”, në orët e para të mëngjesit të sw dielws kanë konstatuar nw lwviozje një mjet me drejtues Edison Takaci. Patrulla e ka ndaluar mjetin dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë e ftohtë (dorezë). ps kwsj efektivwt e policisw e kanw arrestuar 30 vjecarin nw kushtet e flagrancws. Materialet hetimore iu dërguan Prokurorisë sw Tiranës per hetime tw metejshme. ndaj 30 vjecarit edison takaci rendojnw akuzat për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Armëmbajtja pa leje”.