Top News – Në prag të takimit me Putin/ Biden-do t’i tërheq veshin për të drejtat e njeriut
31/05/2021 12:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do t'i bëjë trysni presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut. Dy liderët do të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Bisedimet e nivelit më të lartë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillohen në kohën kur tensionet mes dy vendeve kanë shënuar përshkallëzim. "Unë do të takohem me Putinin dhe do t'ia bëj të qartë se ne nuk do të tolerojmë shkeljen e këtyre të drejtave nga ai", tha Biden gjatë një fjalimi për nder të Ditës së Përkujtimit në SHBA-së më 30 maj. Më 28 maj Shtëpia e Bardhë tha se takimi pritet të mbahet pavarësisht se kompania Microsoft njoftoi se ka zbuluar një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare të SHBA-së nga një grup hakerësh me bazë në Rusi. Kremlini ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me sulmin. Në muajin mars, Biden tha se ai besonte se Putini ishte një "vrasës", gjë që nxiti një grindje diplomatike mes dy vendeve. Moska e pati thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Uashington. Shtëpia e Bardhë tha se gjatë samitit Biden ka në plan të diskutojë për situatën në Ukrainë. Rusia aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e një pjese të Ukrainës lindore po atë vit. Administrata e Biden gjithashtu ka kritikuar Rusinë për arrestimin dhe burgosjen e liderit të opozitës Aleksei Navalny.

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB