Top News – Në prag të sezonit të verës/ Spanja pret 45 milionë turistë të huaj këtë vit
13/05/2021 11:59

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit - që është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të niste pandemia e koronavirusit. “Ky është një parashikim i kujdesshëm, por realist”, tha ministrja e Turizmit e Spanjës, Reyes Maroto. Si destinacioni i dytë më i popullarizuar në botë, pas Francës, Spanja regjistroi 83.5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2019. “Spanja është gati të rihapet shumë shpejt”, tha Maroto, teksa nisi fushatën promovuese të verës, e cila u drejtohet kryesisht vizitorëve evropianë. “Turistët ndërkombëtarë mund të fillojnë t’i planifikojnë pushimet e tyre në Spanjë”.“Ne jemi duke zhvilluar mjete që do të lejojnë udhëtime të sigurta”, tha Maroto, duke aluduar në pasaportën evropiane të vaksinimit kundër koronavirusit, e cila pritet të jetë funksionale nga muaji qershor.Në vitin 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, numri i turistëve të huaj në Spanjë ka rënë për 77 për qind krahasuar me një vit më herët.Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.Ajo ka regjistruar mbi 3.5 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 79,000 viktima. Ekonomia spanjolle është thellësisht e varur nga turizmi.

Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
DIGITALB DIGITALB