Top News/ Në prag të një armëpushimi Izrael-Hamas/ Biden- Kryqëzoni gishtat, jemi më pranë se kurrë
16/08/2024 22:31

Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpresëplotë që sëshpejti do të arrihet një armëpushim në Gaza. Numri një i Shtëpisë së Bardhë bazohet në propozimin e ri të bërë ndaj dy palëve. Presidenti amerikan, Joe Biden tha të premten “jemi më afër se kurrë” për një armëpushim në Gaza pasi negociatat në Doha u pezulluan deri në javën e ardhshme. “Mund të kemi diçka. Por ne nuk jemi ende atje”, u tha Biden gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Jemi shumë, shumë më afër se sa ishim tre ditë më parë. Pra, mbani gishtat të kryqëzuar.” Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një propozim të ri për një armëpushim në Gaza në takimin e mbajtur në Doha të premten, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që Izraeli dhe Hamasi do ta pranonin dhe do t’i hapnin rrugën një përfundimi gradual të krizës në Lindjen e Mesme. Një marrëveshje e mundshme do të parashikonte lirimin e pengjeve të mbajtura që nga sulmet e 7 tetorit në Izraelin jugor, në të cilat u vranë më shumë se 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng. Egjipti dhe Katari e mirëpritën propozimin e SHBA-së me një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se marrëveshja e re bazohet në themelet e propozimit të Joe Biden, të cilin Hamasi e ka kërkuar si bazë të çdo diskutimi.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20