Top News – Në prag të kulmit të sezonit. Policia rrit gatishmërinë, Koçiu e Gonxhja tregojnë masat
13/05/2026 15:41

Nga qyteti i Sarandës, zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu njoftoi planin e masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të sigurt. Sinkron Koçiu: “Policia e Shtetit, Policia Rrugore, Policia Kufitare, të gjithë institucionet e tjera kanë nisur dhe kanë vendosur në zbatim një plan masash duke filluar nga: Shtimin e sporteleve dhe personelit në detyrë në pikat e kalimit kufitar. Përmirësimin e sinjalistikës rrugore. Caktimin e kalatave të dedikuara për anijet turistike. Lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit. Si dhe patrullim i vazhdueshëm i hapësirave bregdetare për të garantuar sigurinë në det nga mjetet lundruese. Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikëseve është përgatitur gjithashtu për të përballuar çdo situatë, sidomos sa i përket mundësisë së vatrave të zjarrit. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, si dhe MSHMS, kanë zgjeruar më tej programin e tyre të suksesshëm të Qendrave Shëndetësore Verore.” Edhe ministri i turizmit, Blendi Gonxhja u ndal në jug, ku inspektoi plazhin e Jalës në Dhërmi. Në një postim në rrjetet sociale, ministri thotë se ka ende punë e sistemime për t’u kryer nga subjektet dhe entet vendore për t’u bërë gati për sezonin e plazhit dhe për një ambient sa më të rregullt estetikisht por dhe të pastër e në standard higjene.

Top News – Vlerësimi i FMN dhe BB, Sistemi financiar shqiptar ‘i shëndetshëm dhe i larmishëm’
29/09 10:33
Top Channel/ Lëvizte me makinë në trotuar e publikonte videon në TikTok, gjobitet drejtuesi në Berat
29/09 09:45
Top Channel/ Protesta ndryshon drejtim, marshim në Qytet Studenti: Bashkohuni!
28/09 23:11
Top Channel/ “Ne ushtarë, Bela mbretëreshë”! Investigimi i fortë i Fiks Fare
28/09 23:08
Top News- ‘Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo’/ Investigimi i Fiks Fare: Belinda ende ministre!
28/09 22:19
Top News – Territorialja, bashkitë e vogla kundër/ Belshi e Maliqi kundërshtojnë shkrirjen
28/09 22:13
Top News- Nga paga e shtetit te bizneset private, si ka lulëzuar pasuria e Ergys Verdhos ndër vite
28/09 21:47
Top News- Përse emri i Taulant Ballës përdoret nga mashtruesit për të zhvatur biznesmenët?!
28/09 21:39
Top Channel/ Zjarri përfshin një sipërfaqe me barishte pranë Novoselës, zjarrfikësit në vendngjarje
28/09 21:16
Top Channel/ Artistët kërkojnë të ardhurat, debati në Komisionin e Kulturës: Suada nuk funksionon
28/09 20:06
Top Channel/ Aksidentet u rritën këtë vit, 8-mujori me 983 aksidente, 6.2% më shumë se vjet
28/09 20:03
Top Channel/ PS rrëzon “hartën” e PD për 100 bashki, nuk u miratua në Kuvend
28/09 20:00
Top Channel/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë drejtuesi i ri i SHISH dhe kreu i SPAK
28/09 19:57
Top Channel/ Ngacmonte nxënësen 13 vjeçe, arrestohet mësuesi 60-vjecar në Lushnjë, banorët të tronditur
28/09 19:56
Top Channel/ BE “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon planin për integrim më të shpejtë
28/09 19:54
Top Channel/ ‘Sa pyetje ke ti, bjeri shkurt?’ Manja-Korreshit: Bëj sa të duash vetëm mbaro dhe…
28/09 19:38
Top News- Sirenat e zjarrfikëses kumbojnë në Elbasan, “shpërthen” në flakë makina
28/09 19:03
Top Channel/ Makina shkrumbohet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët në panik
28/09 18:55
Top Channel/ Zjarri në Kreshpan, banori: Në kohën e Enverit bëheshin kavaleta kashte, pse tani…
28/09 18:52
Top Channel/ Vijon zjarri në Kreshpan, shoqërohen 3 persona të dyshuar për zjarrvënie
28/09 18:44