Kur edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të hamendësojnë se kush do jenë dy personat e fundit pretendent për të fituar. Gjatë një bisede Luizi i thotë Deas se e shikon veten në podium me të për çmimin e madh. Luizi shprehet se do jenë të dy përballë njëri-tjetrit, por do e fitojë ai vetë. Madje i bën dhe një premtimin, që nëse do jenë ata dy finalistët për çmimin e madh, kur ta fitojë do ja ngrejë dorën lart Deas. Edhe Dea i premton të njëjtën gjë.