Komisioni i Ligjeve nisi shqyrtimin për projektligjin për identifikimin elektronike, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital, një nismë e propozuar nga qeveria në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian. Mbledhja u shoqërua me debate, ku deputetët e opozitës parimisht u shprehën pro ligjit, por thanë se duhet më shumë kohë dhe akuzuan se sot të dhënat elektronike të shqiptarëve janë në duart e patronazhistëve dhe iranianëve.