Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezulloi nga detyra Xhevahir Litën, kryeprokurorin e Kukësit, pas arrestimit të pak ditëve më parë, në kuadër të operaionit të SPAK, lidhur me disa ngjarje kriminale në vend. Në mbledhjen urgjentë të thirrur nga Kryetari i Këshillit Alfred Balla u vendos hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.