Një ligjvënëse australiane, të enjten pretendoi se ajo ishte sulmuar seksualisht nga një koleg senator, në dhomën e parlamentit, duke nënvizuar se ndërtesa nuk ishte një vend i sigurt ku gratë mund të punonin. Në një fjalim në lotë, deputetja e pavarur Lidia Thorpe, tha se ajo kishte qenë subjekt i komenteve seksuale dhe ishte ngacmuar seksualisht nëpër shkallë, ku ishte prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe të qëllimeshme nga një njeri i fuqishëm.