Riforcimi i objekteve të cilësuara me nivel dëmi DS4 pritet të fillojë këtë muaj në Durrës. Bashkia bën me dije se ka mbërritur oponenca e projekteve nga Instituti i Ndërtimit për 10 objektet e para për të cilat do të kërkohet financimi nga Ministria e Shtetit për Rindërtimin, siç deklaroi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.