Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për drejtësinë, duke e akuzuar se qeveria e tij ka përdorur votën politike për të mbrojtur ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. ‘Edi Rama është i vetmi Kryeministër në vend që, përmes votës politike në Kuvend, ka penguar arrestimin e një zyrtareje të lartë publike të akuzuar nga SPAK, Belinda Ballukut’-shkruan Bardhi. Sipas kreut të grupit demokrat ky rast tregon sipas tij një standard të dyfishtë në raportin e pushtetit politik me drejtësinë.