Top News/ Në mesin e luftimeve të ashpra në Donjeck/ Moska dhe Kievi shkëmbejnë të burgosurit
14/09/2024 20:30

Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa të dyja palët raportohet se kanë realizuar edhe një këmbim të ushtarëve të burgosur. Guvernatori rajonal i Donjeckut, Vadym Filashkin, tha se katër civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur, pasi Rusia kreu më shumë se 20 sulme, duke detyruar më shumë se 900 banorë që të evakuohen. Forcat ruse kanë vazhduar përparimin e tyre drejt Pokrovskut, një qendër e rëndësishme logjistike dhe e furnizimeve për trupat ukrainase, që gjendet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës. Ushtria ukrainase ka raportuar për mbi 130 beteja, shumica në drejtim të Pokrovskut, apo afër qytetit Kurkove. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se ka marrë nën kontroll fshatin Zhelane Pershe, vetëm 20 kilometra larg qytetit Kurkove. Rusia po ashtu ka kryer sulme me dronë dhe ukraina tha se ka rrëzuar mbi 70 dronë rusë. Luftimet në Ukrainë vijnë në kohën kur Rusia po tenton të dëbojë forcat e Kievit nga territori i saj. Ukraina ka marrë nën kontroll më shumë se 1.300 kilometra katrorë në rajonin rus të Kurskut, pasi nisi ofensivën atje në gusht. Më 14 shtator, Rusia dhe Ukraina po ashtu kanë këmbyer nga 103 ushtarë të burgosur. Ky është këmbimi i tretë i të burgosurve, që kur Ukraina nisi ofensivën në Rusi

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39