Në mesin e pandemisë së koronavirusit, për të cilin dyshohet se mund ta ketë pasur origjinën në një treg kafshësh të gjalla në Wuhan të Kinës, japonezët po i kthehen përdorimit të insekteve në ushqim. “Në këtë tenxhere, kemi 10.000 bulktha me të cilët do të përgatisim lëng supe për 100 pjata. Dua që të gjithë të njohin kënaqësinë e konsumit të insekteve, në mënyrë që ato të trajtohen me të njëjtin respekt në ushqim si kafshët dhe bimët”, tha shefi i kuzhinës.