Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka tronditur parlamentin serb në seancën plenare të kësaj të enjteje. Ai ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, duke e vendosur pranë atij të Serbisë. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi, me argumentin se ishin duke shkelur ligjin e shtetit serb.